Koronavirusi po shkakton edhe goditje në tru tek pacientët
Sipas rezultateve të një studimi, koronavirusit mund të shkaktojë dëmtime dhe goditje në tru.

Lifestyle
125 pacientë të infektuar rme COVID-19 u bënë pjesë e studimit në fjalë. Pacientët ishin të moshës mbi 60 vjet, sipas Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Hulumtuesit bënë me dije se 62% e të infektuarve me COVID-19 pësuan dëmtime të trurit gjatë qëndrimit në spital dhe një e treta zhvilluan psikozë.
Psikoza nënkupton çdo gjendje shëndetësore mendore që shkakton shkëputje nga realiteti.
Deri në një të tretën e njerëzve që sëmuren rëndë nga COVID-19 zhvillojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë goditje vdekjeprurëse.
Studimi i fundit, i botuar në “The Lancet Psychiatry” raportoi se 77 nga 125 pacientë (62%) pësuan dëmtime mendore. /Lajmi.net/