Koronavirusi nuk i largohet yllit të Real Madrid, mungon ndaj Man City

Koronavirusi nuk i largohet sulmuesit të Realit të Madridit, Mariano Diaz.

Sport

04/08/2020 08:55

13 ditë më pas, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus Mariano Diaz vazhdon të jetë i prekur me COVID-19 dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zidane për sfidën ndaj Manchester City-t në Champions.

27-vjeçari nga Republika Dominikane, i është nënshtruar testit të radhës dhe përgjigja ka qenë sërish e hidhur. Virusi nuk është larguar dhe Mariano Diaz ka qëlluar përsëri pozitiv.

Lojtari i kampionëve të Spanjës do i nënshtrohet nesër një tjetër testi dhe shpreson që të dalë negativ më në fund. Për fat të mirë, familjarët e tij kanë qëlluar të gjithë negative në kontrollet e kryera. /Lajmi.net/