Koronavirusi i merr jetën nënës së Pep Guardiola

Një nga trajnerët më të mirë në botë, Pep Guardiola, ka pranuar lajmin më të keq të mundshëm.

Sport

06/04/2020 16:10

Nëna e Pep Guardiola, Dolors Sala Carrio, është ndarë nga jeta, transmeton lajmi.net.

82 vjeçarja ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi, duke u ndarë kështu nga jeta.

Nëna e trajnerit ishte në Manresa të Barcelonës, ku edhe ishte infektuar me këtë virus.

Skuadra e Manchester City ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta për trajnerin e skuadrës, pas këtij lajmi të hidhur. /Lajmi.net/