Koreja e Veriut pa mëshirë – Ndëshkim fatal për qytetarët që shikojnë ‘Squid Game’

Koreja e Veriut ka një ndalim të rreptë për lejimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend dhe zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të gjetur më tepër materiale të huaja.

Fun

24/11/2021 15:18

Koreja e Veriut do të ekzekutojë një person që ka futur në vend një kopje të serialit të famshëm ‘Squid Game’.

Kontrabandisti, një student, thuhet se është kthyer nga Kina me një version dixhital të serive hit koreano-jugore të ruajtur në një USB flash drive të fshehur.

Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe kolegë studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit.

Kuptohet se ai tani do të ekzekutohet me pushkatim – një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serial.

Besohet se arrestimet u kryen në provincën veriore Hamgyong të vendit, e cila kufizohet me Kinën gjatë javës së kaluar.

Radio Free Asia raportoi se një student që bleu një kopje është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që ndoqën shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.

Koreja e Veriut ka një ndalim të rreptë për lejimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend dhe zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të gjetur më tepër materiale të huaja.

Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim.

“E gjitha filloi javën e kaluar kur një nxënës i shkollës së mesme bleu fshehurazi një USB flash drive që përmbante dramën koreano-jugore Squid Game dhe e pa atë me një nga miqtë e tij më të mirë në klasë”, tha një burim i zbatimit të ligjit për botimin.

Burimi tha se dyshja diskutuan për serialin me miqtë që u interesuan dhe blenë kopje prej tij.

Bota distopike e Squid Game, në të cilën njerëzit me borxhe të mëdha përballen me njëri-tjetrin në lojërat e fëmijëve koreanë, me lojtarët e humbur që dënohen me vdekje, rezonon qartë me koreano-veriorët që jetojnë nën diktaturë. /Lajmi.net/