Koreja e Veriut kërcënon sërish

​Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-të dhe Jugun pasi stërvitja e tyre e përbashkët ushtarake vijon.

Bota

12/03/2016 18:51

Dy shtetet nisën stërvitjen e përbashkët tradicionale të hënën e 7 marsit, një test i përvitshëm për tu përgatitur në mbrojtje kundër Koresë së Veriut, që e ka quajtur stërvitjen, lëvizje të luftës nukleare.

Marina dhe ushtria e të dyja shteteve kanë nisur ushtrime të përbashkëta, nga 8 marsi edhe me ushtrinë australiane dhe forcat e armatosura mbretërore të Zelandës së re.

Por Koreja e Veriut në një reagim të ashpër, paralajmëroi SHBA-të dhe Jugun, se ata janë të përgatitur për tu përballur me çdo forcë.

“Ushtria Popullore e Koresë do të përballojë cdo armik në tokën e saj, me operacione ushtarake, për të cliruar vendin” tha publikisht spikeri i lajmeve në televizionin shtetëror, KRT, duke cituar Gjeneralin e Përgjithshëm të Ushtrisë popullore koreane.

Koreja e Veriut lëshoi 2 raketa balistike në det, në një operacion të vëzhguar nga l ideri Kim Jong Un. Ky i fundit ka urdhëruar gjeneralët e ushtrisë së tij që të përmirësojnë aftësitë e tyre për sulme nukleare duke ndërmarrë teste, përkundër rezolutës së adoptuar javën e shkuar nga Këshilli Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.