Koordinatori Hoti takohet me Ministrin Lekaj

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti sot u prit në takim nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Lajme

09/07/2019 21:13

Hoti e njoftoi Lekajn rreth rrjedhës së zhvillimit të Programit Nacional për Rininë.

“Për herë të parë në nivel vendi janë ndarë mbi 50,000 shpërblime dhe nxënësve po u ofrohet hapësira e munguar për aktivitete kurikulare dhe jashtëkurrikulare”.

Edhe Ministri Lekaj u pajtua me Koordinatorin Hoti që Kosova nuk ka agjendë më të rëndësishme se nxënësit dhe se bashkëpunimi për të mirën e tyre duhet të forcohet.

“Ju përgëzoj për punën që po bëni dhe jam i bindur se me këtë ritëm që jeni duke punuar do ta bëni garën pjesë të sistemit dhe suksesi nuk do të mungojë”.