Kontrolli rutinor në Ferizaj: Konfiskohet një armë dhe një veturë, ndalohet 59 vjeçari
Një armë zjarri dhe një veturë me targa të huaja janë konfiskuar nga Policia e Kosovës të hënën mbrëma në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Latif Hasani”. Në njoftimin e policisë, thuhet se rreth orës 18:00, patrulla policore ka ndaluar një veturë që dyshohej të ishte në qarkullim pa dokumentacion të rregullt. Gjatë…
Lajme
Një armë zjarri dhe një veturë me targa të huaja janë konfiskuar nga Policia e Kosovës të hënën mbrëma në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Latif Hasani”.
Në njoftimin e policisë, thuhet se rreth orës 18:00, patrulla policore ka ndaluar një veturë që dyshohej të ishte në qarkullim pa dokumentacion të rregullt.
Gjatë kontrollit të shoferit dhe automjetit, në një çantë dore është gjetur një pistoletë, e cila u konfiskua menjëherë nga zyrtarët policorë.
“Po ashtu, është konfiskuar edhe vetura, pasi kishte qenë në qarkullim pa regjistrim të rregullt. Personi i dyshuar, një 59-vjeçar me inicialet A.Sh, është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. Hetuesit kanë njoftuar edhe prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”.
