Kontrolli i përbashkët kufitar: Sveçla e Balla nesër vizitojnë pikën kufitare në Qafë Morinë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do të vizitojnë nesër në orën 11:30 pikën kufitare Qafë Morinë. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i…

Lajme

07/07/2024 11:25

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do të vizitojnë nesër në orën 11:30 pikën kufitare Qafë Morinë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do të vizitojnë nesër në orën 11:30 pikën kufitare Qafë Morinë.

Sipas njoftimit të MPB-së, në kuadër të kësaj vizite, dy ministrat do të nënshkruajnë protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

Ky protokoll synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në menaxhimin e kufijve dhe të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.