Kontrolle në Mitrovicë e Prishtinë – Dogana sekuestron cigare, duhan të grirë dhe produkte ushqimore të kontraanduar
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, pas pranimit të informatave nga qytetarët lidhur me prezencën e mallrave të kontrabanduara, Njësitë Antikontrabandë kanë zhvilluar dy kontrolle tek dy subjekte të ndryshme njeri ne Mitrovicë dhe njëri në Prishtinë. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar: 58 kuti me cigare të markës Heets 9 kg duhan…

Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot, pas pranimit të informatave nga qytetarët lidhur me prezencën e mallrave të kontrabanduara, Njësitë Antikontrabandë kanë zhvilluar dy kontrolle tek dy subjekte të ndryshme njeri ne Mitrovicë dhe njëri në Prishtinë.
Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar:
- 58 kuti me cigare të markës Heets
- 9 kg duhan i grirë
- 98 pako me produkte ushqimore të llojit pashteta
“Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në luftën kundër kontrabandës dhe fton që çdo informacion i dyshimtë të raportohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Njoftimi i plotë: