Kontratë e re për Kompany

Manchester City e ka përgatitur kontratën e re për Vincent Kompany, i cili mund ta vazhdojë atë  për dy vjet, deri më 2019, duke u pensionuar kështu tek kampioni i ri i Premierligës.

Sport

08/06/2014 11:07

Vincent Kompany pritet ta nënshkruajë një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në Manchester City deri në fund të karrierës.

Përfaqësueis belg ka kontratë aktualisht deri në vitin 2017 me kampionin e Premierligës, ndërsa i është propozuar vazhdimi i saj deri në vitin 2019, që do të thoshte se në atë kohë ish futbollisti i Anderlechtit do t’i ketë 34 vjet dhe mund të pensionohet.

Kompany paguhet afro 140,000 funte në javë dhe më herët ishte një objektiv i rëndësishëm i Barcelonës.

Lojtari tashmë ka thënë se është i lumtur të qëndrojë në klub, ndërsa City e sheh të ardhmen e mbrojtjes, të ndërtuar pikërisht nga Kompany.

Ky i fundit ka zhvilluar 28 ndeshje me ekipin e Manuel Pellegrinit në sezonin 2013-14, duke e ndihmuar ekipin ta fitojë titullin e Premierligës.

City momentalisht po punon për vazhdimin e kontratës edhe me lojtarë të tjerë.