“Kontrata u nënshkrua katër ditë para se Nagip Krasniqi të merrte detyrën” – Muja djerësitet duke tentuar të arsyetojë kontratën me kompaninë e Vuk Hamoviqit, i “sulet” LDK-së me akuza

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar ndaj pretendimeve se Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia më 28 nëntor, duke paraqitur një sërë akuzash mbi marrëveshjet energjetike të së kaluarës. Në një konferencë për media, Muja tha se kompania NOA ka hyrë në tregun energjetik të Kosovës që nga viti 2017. Sipas tij,…

Lajme

03/12/2025 13:43

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar ndaj pretendimeve se Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia më 28 nëntor, duke paraqitur një sërë akuzash mbi marrëveshjet energjetike të së kaluarës.

Në një konferencë për media, Muja tha se kompania NOA ka hyrë në tregun energjetik të Kosovës që nga viti 2017. Sipas tij, KEK-u ka nënshkruar dy kontrata me këtë kompani: një në vitin 2019 dhe një tjetër në vitin 2021, të firmosura nga kryeshefi ekzekutiv i atëhershëm, Përparim Kabashi, vetëm katër ditë para se Nagip Krasniqi të merrte detyrën, transmeton lajmi.net.

Muja theksoi se Kabashi ishte i deleguar nga LDK, si në bordin e ZRRE-së, ashtu edhe në KEK, dhe ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë politike të asaj periudhe.

Ai vazhdoi duke përmendur kontratat me kompaninë e Vuk Hamoviqit, të cilat sipas tij datojnë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Sipas vlerësimit tonë, nga viti 2008 deri në 2013 janë nënshkruar kontrata në vlerë prej 141 milionë eurosh me kompaninë e Vuk Hamoviqit”, deklaroi Muja, duke shtuar se subjekti që nënshkroi kontratën në vitin 2019 “është i njëjti”.

Sipas tij, dëmi i përgjithshëm i shkaktuar Kosovës nga këto marrëveshje arrin në rreth 400 milionë euro.

Muja njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje do t’i publikojë të gjitha dokumentet e disponueshme për blerjet e energjisë dhe i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të marrë në pyetje ish-zyrtarët përgjegjës të KEK-ut./lajmi.net/