Kontrabandohen 13 kafshë nga Serbia
Policia ka ndaluar dy persona, pasi dyshohet se kanë kontrabanduar 13 krerë gjedhe nga Serbia.
Lajme
Policia njofton se ka ndaluar dy të dyshuar pasi përmes rrugëve dytësore kanë kontrabanduar 13 krerë gjedhe pa dokumentacion valid nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Kafshët janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtejmë, njofton PK, përcjell lajmi.net.
“Fshati Hodonovc, Kamenicë 17.12.2018-03:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët përmes rrugëve dytësore kanë kontrabanduar 13 (trembëdhjetë) krerë gjedhe pa dokumentacion valid nga territori i Serbisë në territorin e R. Kosovës. Kafshët janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtejmë. Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”. /Lajmi.net/