​Kontrabandim me mallra në Leposaviq, vozitësi largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një automjet me targa vendore. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia në një shtëpi të pabanuar ka gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar. Policia poashtu ka bërë me dije se dyshohet që malli i takon vozitësit…

Lajme

04/07/2024 09:47

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një automjet me targa vendore.

Në afërsi të vendit të ngjarjes policia në një shtëpi të pabanuar ka gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar.

Policia poashtu ka bërë me dije se dyshohet që malli i takon vozitësit i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Leposaviq 03.07.2024 – 01:20. Policia gjatë patrullimit ka hasur një automjet me targa vendore, kurse në afërsi të vendit të ngjarjes në një shtëpi të pabanuar është gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar dhe se i takon vozitësit i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar.”