Konsumi i frutave të malit do të shmangë rrezikun e kësaj sëmundje

Këto fruta janë të njohura të ndihmojnë me shëndetin.

Lifestyle

31/01/2021 15:06

Frutat janë të mbushura në mënyrë natyrale me kimikate që kanë ndikim të mirë në shëndetin e njeriut, shkruan lajmi.net.

Konsumimi i lartë dhe afatgjatë i disa prej këtyre frutave do të ndikoj në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve. Sot do të flasim për dobitë që kanë frutat e malit.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Harvardit, ato ndikojnë në uljen e rrezikut nga dementia. Dementia është sëmundje që prekë aftësitë mendore dhe po ashtu fizike të pacientit.

Gjatë studimit, 2,800 persona u kontrolluan vazhdimisht dhe iu dha një dietë e veçantë e pasur me fruta mali.

Pas 20 viteve, personat që konsumuan vazhdimisht këto fruta, patën një rrezik 40% më të ulët të zhvillimit të dementisë.

Nuk janë vetëm frutat e malit, por gjithashtu edhe mollët, dardhët dhe çaji që ndikuan shumë në ulejn e rrezikut të dementisë.

Personat që konsumuan në sasi shumë të vogla ose fare, ishin shumë më shumë të prekur nga dementia.

Këto fruta gjithashtu ulin inflamacionin e trurit dhe gjithashtu mbrojnë qelizat e trurit nga dëmtimi dhe vdekja e shpejtë. /Lajmi.net/