Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës
Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin Mannheim të Gjermanisë, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës kosovare në këtë qytet. Në një njoftim zyrtar, Konsullata u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që mund…

Lajme
Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin Mannheim të Gjermanisë, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës kosovare në këtë qytet.
Në një njoftim zyrtar, Konsullata u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që mund të kenë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin emergjent të vënë në dispozicion: +49 152 37337814.
“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës. Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftimin e Konsullatës.