Konsullata e Kosovës në Frankfurt ka shënuar 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt am Main, kanë shënuar 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin të ftuar invalidë dhe veteranë të UÇK-së. Ndërsa, Konsulli i Përgjithshëm Gëzim Gashi theksoi se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me 5,6 dhe 7 mars 1998 nga Komandanti Adem Jashari dhe…

Lajme

08/03/2024 10:46

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt am Main, kanë shënuar 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin të ftuar invalidë dhe veteranë të UÇK-së.

Ndërsa, Konsulli i Përgjithshëm Gëzim Gashi theksoi se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me 5,6 dhe 7 mars 1998 nga Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, shënon një nga ngjerjet më të rëndësishme historike të kombit tonë.

Njoftimi i plotë:

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në ambientet e KP Frankfurt, u shënua 26 vjetori i Epopesë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së.

Pas intonimit të himnit shtetëror dhe atij kombëtar, një fjalë rasti u mbajt nga Konsulli i Përgjithshëm Gëzim Gashi i cili theksoi se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me 5,6 dhe 7 mars 1998 nga Komandanti Adem Jashari dhe familja Jashari, shënon një nga ngjerjet më të rëndësishme historike të kombit tonë. Ajo ishte beteja që përcaktoi të ardhmën e vendit tonë, nga një periudhë pushtimi në një shtet të lirë dhe sovran.

Me një përformancë muzikore me tinguj të folklorit burimor u paraqit këngëtari Avdullah Bajrami.

Invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët i përkisnin zonave të ndryshme operative gjatë luftës, evokuan kujtime nga Epopeja e Luftës Çlirimtare dhe nga beteja tjera triumfuese, prej të cilave buron liria.

Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve dhe të rënëve për liri! /Lajmi.net/