Konstituimi i Kuvendit | Presidentja Osmani i garanton ambasadorit Hargreaves se veprimet e saj do të jenë në përputhje me Kushtetutën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Osmani shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Ajo ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve, me synim forcimin e marrëdhënieve, transmeton lajmi.net. Presidentja bisedoi me ambasadorin britanik për procesin…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Osmani shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Ajo ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve, me synim forcimin e marrëdhënieve, transmeton lajmi.net.
Presidentja bisedoi me ambasadorin britanik për procesin e konstituimit të Kuvendit, ku e riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës. Ajo ritheksoi përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve, me synim forcimin e marrëdhënieve dhe përmbushjen e aspiratave të përbashkëta, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik.
Në kuadër të diskutimeve, u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Me këtë rast, Presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar./lajmi.net/