Konjufca: Zgjedhjet të zhvillohen pa ndonjë ekses, kështu e tregojmë pjekurinë tonë si popull

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka publikuar një video nga momenti kur ka votuar. Ai në postimin e bërë ka thënë se sot është dita më e rëndësishme e demokracisë, transmeton lajmi.net. Konjufca ka shpresuar që zgjedhjet të zhvillohen pa ndonjë ekses që Kosova të tregoj pjekurinë si popull dhe shoqëri. Postimi i plotë:…

Lajme

28/12/2025 12:21

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka publikuar një video nga momenti kur ka votuar.

Ai në postimin e bërë ka thënë se sot është dita më e rëndësishme e demokracisë, transmeton lajmi.net.

Konjufca ka shpresuar që zgjedhjet të zhvillohen pa ndonjë ekses që Kosova të tregoj pjekurinë si popull dhe shoqëri.

Postimi i plotë:

Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë, sepse populli i Kosovës voton. Shpresoj që këto zgjedhje parlamentare të zhvillohen pa asnjë problem, të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë ekses, në mënyrë paqësore dhe të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë si popull dhe si shoqëri.
I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, sepse vetëm kështu bëhemi pjesëmarrës në ndërtimin e shtetit tonë, të Republikës sonë./lajmi.net/