Konjufca takon Ambasadorin Hargreaves: U rikonfirmua përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas formimit të Qeverisë së re. Me këtë rast, ambasadori britanik e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke rikonfirmuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të…

Lajme

26/02/2026 16:50

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas formimit të Qeverisë së re.

Me këtë rast, ambasadori britanik e uroi Konjufcën për mandatin e ri, duke rikonfirmuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë dhe partneritet të qëndrueshëm me Republikën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit, palët diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet aktuale gjeopolitike, si dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, u riafirmuan qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimi i agresionit rus, duke theksuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik të vendit.

Postimi i plotë: 

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Sh.T. Jonathan Hargreaves.
Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Ambasadori Hargreaves e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për mandatin e ri dhe rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Palët riafirmuan qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimin e agresionit rus, si dhe theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.
Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar./lajmi.net/