Konjufca takon ambasadorin e Irlandës: Konfirmoi mbështetjen e tyre për avancimin e Kosovës në BE dhe për anëtarësim në KiE

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin jorezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Ragnar Almqvist. Në këtë takim, sipas MPJD-së ambasadori Almqvist e ka uruar Konjucën për mandatin si dhe ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për aspiratat ndërkombëtare të Republikës së…

Lajme

10/03/2026 18:06

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin jorezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Ragnar Almqvist.

Në këtë takim, sipas MPJD-së ambasadori Almqvist e ka uruar Konjucën për mandatin si dhe ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për aspiratat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, veçanërisht për avancimin e saj në Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Ai theksoi gjithashtu se gjatë presidencës së ardhshme në Bashkimin Evropian, vendi i tij do të mbështesë përparimin e agjendës evropiane të Kosovës. Bashkëbisedimi u përqendrua edhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat”, ka njoftuar MPJD. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: