Konjufca: Sulmet ndaj VV-së nga opozita ishin agresive, Qeverinë e re e bëjmë veç me pakicat jo-serbe

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me krijimin e qeverisë së re. Konjufca deklaroi se beson se do të arrijnë të bëjnë forimimin e qeverisë me pakicat jo-serbe, ndërsa opozitën e përshkroi si  me “Qëndrime obstruksioniste, sulme agresive dhe goditje të ulëta”, e që sipas tij kjo gjë ka lënë…

Lajme

10/03/2025 10:34

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar në lidhje me krijimin e qeverisë së re.

Konjufca deklaroi se beson se do të arrijnë të bëjnë forimimin e qeverisë me pakicat jo-serbe, ndërsa opozitën e përshkroi si  me “Qëndrime obstruksioniste, sulme agresive dhe goditje të ulëta”, e që sipas tij kjo gjë ka lënë shenjë.

“Siç e keni parë, qeveria ‘Kurti 2’ është formuar në bashkëpunim me pakicat joserbe. Ky është qëllimi ynë sepse ka pasur një efekt pozitiv në Kosovë, duke e penguar Listën Serbe, e cila vepron nën ndikimin e Beogradit, të ketë fuqi vendimtare siç ka pasur në qeveritë e kaluara”, tha Konjufca për median italiane OBCT.

Konjufca tha se nëse lind nevoja do të mblidhen si lidership dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

“Deri më tani partitë opozitare kanë mbajtur qëndrim pengues. Sulmet ndaj LVV-së kanë qenë shumë agresive dhe mendoj se këto zgjedhje ishin mjaft jokonvencionale, me shumë akuza të padrejta dhe goditje të ulëta. Kjo ka lënë gjurmë”, ka shtuar Konjufca./Lajmi.net/