Konjufca: SHBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik por partner i pazëvendësushëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim kongresistët amerikan që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Pas takimit, Konjufca është shprehur se partneriteti me SHBA-në nuk është thjesht diplomatik apo politik, por është një lidhje e ndërtuar në momentet më të vështira dhe më vendimtare për lirinë, sigurinë…

Lajme

27/05/2026 16:11

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim kongresistët amerikan që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, Konjufca është shprehur se partneriteti me SHBA-në nuk është thjesht diplomatik apo politik, por është një lidhje e ndërtuar në momentet më të vështira dhe më vendimtare për lirinë, sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Më tutje ai thotë se për Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik, por një partner i pazëvendësueshëm historik.

Njoftimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kongresmenin amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në prani të të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Në takim shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin historik dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës. Për popullin tonë, partneriteti me SHBA-në nuk është thjesht diplomatik apo politik, por është një lidhje e ndërtuar në momentet më të vështira dhe më vendimtare për lirinë, sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Në veçanti, falënderova Kongresmenin Self, një mik i dëshmuar i Kosovës, për angazhimin e tij personal dhe të vazhdueshëm ndaj vendit tonë, përfshirë iniciativat në Kongresin amerikan që mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe adresimin institucional të çështjes së të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Shpreha gjithashtu gatishmërinë time për ta thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Për Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik, por një partner i pazëvendësueshëm historik, me të cilin ndajmë vlera, besim dhe një lidhje të veçantë që do të qëndrojë e fortë brez pas brezi.