Zjarri në objektin në Vragoli, Policia: Nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti. ‘’Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëher në vendin e…

Lajme

26/06/2026 20:40

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar’’, ka thënë ajo.