Konjufca: Radoiçiqi po trajtohet nga Serbia më lehtë se një shkelje trafiku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se organizatori i sulmit të Banjskës, Milan Radojiciq, po endet i lirë në Serbi dhe po mbrohet nga Beogradi. Ai tha se Radojicq po trajtohet nga Serbia më lehtë se sa për një shkelje trafiku. “E dyta çështja e kryekriminelit Radoiçiq, e ka pranuar sulmin terrorist…

Lajme

01/07/2024 13:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se organizatori i sulmit të Banjskës, Milan Radojiciq, po endet i lirë në Serbi dhe po mbrohet nga Beogradi.

Ai tha se Radojicq po trajtohet nga Serbia më lehtë se sa për një shkelje trafiku.

“E dyta çështja e kryekriminelit Radoiçiq, e ka pranuar sulmin terrorist të Banjskës, dje e ka marr mbi vete, si organizator, dhe ndodhet i lirë në Serbi, dhe vepra e tij nga ana e Serbisë po trajtohet gati më e lehtë se një shkelje trafiku. Ky është statusi me të cilën po përballet Radoiçiq, ai ka mbrojtje nga Beogradi, nga Serbia”, tha Kryekuvendari Konjufca./Lajmi.net/