Konjufca: Nuk mendoj se PDK dhe LDK janë me Listën Serbe, as Kurti nuk mendon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson që PDK dhe LDK janë të lidhura me Serbinë apo me Listën Serbe. Ai tha se as kryeministri Albin Kurti nuk ka një qëndrim të tillë ndaj këtyre partive, duke shtuar se edhe ish-opozita nuk e sheh atë personalisht si dikë “me Serbinë”.…

Lajme

15/12/2025 22:08

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson që PDK dhe LDK janë të lidhura me Serbinë apo me Listën Serbe.

Ai tha se as kryeministri Albin Kurti nuk ka një qëndrim të tillë ndaj këtyre partive, duke shtuar se edhe ish-opozita nuk e sheh atë personalisht si dikë “me Serbinë”.

“Me më pyet a janë PDK dhe LDK me Listën Serbe, nuk mendoj ashtu. As Albin Kurti nuk mendon kështu”, ka deklaruar Konjufca.

Gjatë diskutimit, ai reagoi ndaj një pyetjeje të gazetarit Leonard Kërquki, duke kërkuar që debati të mbahet në nivel.

“Mbaje nivelin e debatit tënd”, i është drejtuar Konjufca gazetarit. /Lajmi.net/