Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet tash e tutje nga Konjufca, ministri e njofton edhe përfaqësuesin e BE-së Sorensen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Në këtë takim. Konjufca ka informuar Sorensenin se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. “Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu,…

Lajme

23/02/2026 12:16

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Në këtë takim. Konjufca ka informuar Sorensenin se procesi i dialogut tashmë do të jetë nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Në takim u diskutua momentumi aktual në të cilin ndodhet dialogu, si dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi qasjen dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm. Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: