Konjufca: Nëse Kurti s’ka kapacitet me ndërtu Qeverinë, radha i vjen Bedri Hamzës
Numri 2 i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një paraqitje televizive ka vendosur të bëj lojëra fjalësh për situatën aktuale politike në Kosovë. Konjufca në emisionin “Contex” të ATV-së vazhdoi propagandën partiake, duke insistuar që nuk i takon atyre që të sigurojnë shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës për ta zgjedhur kryeparlamentare dhe se kjo…

Lajme
Numri 2 i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në një paraqitje televizive ka vendosur të bëj lojëra fjalësh për situatën aktuale politike në Kosovë.
Konjufca në emisionin “Contex” të ATV-së vazhdoi propagandën partiake, duke insistuar që nuk i takon atyre që të sigurojnë shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës për ta zgjedhur kryeparlamentare dhe se kjo i takon edhe opozitës, shkruan lajmi.net
“Ne më së mirë, besoj se është e shëndetshme për demokracinë në Kosovë mos me e përzi konstituimin e kuvendit me konstituimin e qeverisë. Ky është një princip i ri në shoqërinë tonë. Kjo është një përpjekje me inaguru një princip të ri në shoqërinë tonë. A është mirë apo keq? Besoj i kam argumentet e shëndosha që është shumë pozitive për Republikën e Kosovës nëse kjo ndodh.”, u shpreh Konjufca.
Tutje, ai shtoi se partia e tij e ka përjashtuar një koalicion me PDK-në, ndërsa tregoi se me Fatmir Limajn kanë pasur gatishmëri për bashkëpunim.
Sipas Konjufcës, LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim, ndërsa Limaj është i vetmi opsion që ka treguar hapje për marrëveshje.
“LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullneti jonë për një koalicion me PDK-në. Me kënd ne jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër. Në këtë rast po flas për z. Limaj, për shembull”, tha Konjufca.
Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit do të zbulojë nëse Kurti ka numrat për të formuar Qeverinë, në të kundërtën i hapet rruga partive të tjera ose zgjedhjeve.
“Nëse z. Kurti nuk e ka kapacitetin për me ndërtu numrat për Qeverinë, atëherë i vjen radha Bedri Hamzës apo sido që është në diskrecionin e Presidentes për të dhënë mundësinë e dytë. Pas kësaj ezaurohen të gjitha dhe kemi një rrugë të çarë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Konjufca.
/lajmi.net/