Konjufca: Në ambientet ku gjuajti Gashi, njeriu bëhet trim edhe pa kanë hiç

Deputeti nga rradhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në interpelancën e sotme ndaj Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, për rastin e gjuajtjes me armë, ka bërë një deklaratë interesante dhe komike.

Lajme

26/01/2018 11:02

“Dardan Gashi nuk i ka kqyr reklamat e kforit  në atë tubimin qe e ka pas , natyrisht që kjo ështe diçka e keqe e nje zyrtari të lartë, per shkak qe kjo Qeveri ka ardhe me premtime të larta per sundim të ligjit” tha Konjufca.

“Ky është një problem sepse kemi pas shkelje të ligjit  prej të dytit te Qeverisë, kjo ngjarje ka ndodhur ne shtëpine e Zv-Kryeministrit tjetër, ai ka thirrur të tjerët ne shtëpine e tij dhe kta kanë gjuajtur aty” shtoi Glauk Konjufca ne Kuvend, transmeton lajmi.net.

“Shqetësuese është se pse janë mbledhur ata aty, janë mbledhur per me festu që Zëvendëskryeministri tjetër ka dalur i pafajshem nga akuza per korrupsion.” deklaroi Konjufca

Sipas Konjufcës, Kryeministri Haradinaj e justfikoj këtë veprim të Dardan Gashit, dhe këto deklarata sipas tij ishin të kundërta me ato të Ministrit të Drejtësisë, i cili dënoi ashpër këtë vepër

Konjufca ironikisht, shkaktoi të qeshura në Kuvendin e Kosovës kur foli direkt për Dardan Gashin.

“Dardan Gashin nuk e arsyetoj por e kuptoj , në ato tubimet e yndyrshme dhe me plot mish dhe me raki ku shahirat prejnë dhe grijnë dhe trimnia shpaloset tu gjujt allti, bohet njeri trim edhe pa kanë hiq” deklaroi Konjufca./Lajmi.net/