Konjufca merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës. Këto ceremoni do të organizohen në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në ora 11:30 në nderim të personalitetit…

Lajme

02/07/2024 18:06

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës.

Këto ceremoni do të organizohen në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në ora 11:30 në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ka ndërruar jetë dje në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës në moshën 88 vjeçare.