Konjufca me video-thirrje për mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhje: Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca iu ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Ai përmes një video në Facebook, ka thënë se ata do të mund të regjistrohen vetëm deri me 26 dhjetor. “Nëse nuk regjistroheni deri me 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm mbetet për…

Lajme

26/11/2024 23:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca iu ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Ai përmes një video në Facebook, ka thënë se ata do të mund të regjistrohen vetëm deri me 26 dhjetor.

“Nëse nuk regjistroheni deri me 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm mbetet për të ushtruar këtë të drejtë mbetet ardhja fizike në Republikën e Kosovës. Mërgata është një pjesë shumë e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë edhe të ardhmen”, ka thënë Konjufca.

Video e tij e plotë: