Konjufca: Kosova e vendosur për integrim në BE, Franca mbështetëse e rëndësishme

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ministrin e Deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad. Pas kësaj vizite, Konjufca dhe Haddad kanë folur para mediave. Konjufca ka thënë se vizita e Haddad në Kosovë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes Kosovës…

Lajme

27/07/2026 10:20

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ministrin e Deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad.

Pas kësaj vizite, Konjufca dhe Haddad kanë folur para mediave.

Konjufca ka thënë se vizita e Haddad në Kosovë është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes Kosovës dhe Francës. Ai ka thënë se Franca që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe shtyllë e projektit për integrimin evropian të vendit.

“Jam i kënaqur që sot sëbashku me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, bashkë me përfaqësuesin e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe mikun tim Benjaman, nënshkruam këto katër marrëveshje të rëndësishme. Kjo tregon që Franca dhe Kosova përmes këtyre marrëveshjeve po e ngrisin në një dimension krejt të ri marrëdhënien e tyre bilaterale”, ka shkruar Konjufca.

Për takimin e sotëm, ai ka thënë se ishte i frytshëm ku janë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekomonik, çështjen e sigurisë dhe zhvillime të tjera në rajon.

“E shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, përfshirë edhe ndihmën e Francës që është e gatshme ta jep për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.  Ky është një kontribut që shkon përtej mbështetjes praktike, ajo shprehja e angazhimit të dy vendeve tona dhe besimit të Francës, si fuqi qendrore Evropiane dhe Mesdhetare me potencialin dhe të ardhmen e Kosovës. Kjo ua jep lojërave Mesdhetare 2030 një dimension të ri.”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Republika e Kosovës e ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe përafrimit të politikave të saj dhe të jashtme edhe të sigurise me BE-në. Në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të sigurisë, besueshmëria e projektit evropian varet nga një zgjerim më i shpejtë dhe i drejtë dhe i bazuar në merita.  Kosova ka bërë zgjedhjen e saj strategjika dhe zgjedhja jonë është BE”, ka shtuar Konjufca.

Ai i ka përmendur edhe retorikat e Serbisë që i relativizojnë krimet e viteve 90-ta.

“Diskutuam për sigurinë në rajon, retorikat që i relativizojnë krimet e viteve 90-ta siç po ndodh nga Serbia, janë vetëm jo vetëm provokim por janë të papranueshme dhe ta papërputhshme me vlerat e qytetërimit, paqes dhe demokracisë dhe ato nuk mund të kenë vend në Evropën demokratike. Paqja e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet në mohimin e të kaluarës apo në thirrjet për përsëritjen e saj, por vetëm mbi të vërtetën, drejtësinë dhe përgjegjësinë”, ka shtuar Konjufca.

Ai ka thënë se Kosova po investon në sigurinë e vendit dhe të rajonit, në raport me vendet tona aleate dhe mbesim të përkushtuar ndaj paqes, bashkëpunimit rajonal dhe dialogut por edhe ndaj mbrojtjes së vlerave demokratike dhe rendit ndërkombëtar.

“Në rrugëtimin tonë evropian ne konsiderojmë që Franca mbetet një partner kyç për Republikën e Kosovës. Dua ta shohim bashkëpunimin dypalësh me Francën të avancoj edhe në sektor të tjerë, sidomos në zhvillimin ekonomik dhe më shumë në kulturë. Roli i Francës për ndërtimin e një Evrope më të fortë dhe zhviillimin e një Ballkani Perëndimor është i pazëvëndësueshëm. Prandaj vizita juaj sot është një mesazh i rëndësishëm për themelimin e partneritetit tonë dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve dhe kontinentit tonë”, ka shtuar ministri i MPJD-së.

Ai ka ritheksuar gatishmërinë e Kosovës për t’i ndihmuar Francës në luftimin e zjarreve.

“Më lejoni ta ritheksoj edhe njëherë atë që e ka shprehur si gatishmëri u.d e PResidentes Haxhiu, që reagoj me rastin e përfshirjes se Francës jugperëndimore nga një sasi e madhe zjarresh. Më lejoni ta shpreh edhe njëherë gatishmërinë e Republikës së Kosovës, që me të gjitha kapacitetet që i zotërojmë, aq sa i kemi të qëndrojmë krahë Francës dhe të jemi  me ju në përpjekje të shuarjes së ktyre zjarreve. E ardhmja jonë është Evropiane dhe bashkë me partnerët tanë do të vazhdojmë t ëpunojmë për një Evropë më të sigurtë, më demokratike dhe më të bashkuar”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/