Konjufca, Haradinajt: Pse Kosova paska para për asfalt, e jo për energji elektrike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Lajme

17/04/2019 16:17

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i është kundëpërgjigjur arsyetimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për kontratën me investitorin “Counter Global” për energjinë elektrike.

Haradinaj tha se më mirë të prodhohet energjia elektrike nga një investitor i huaj si Counter Global se sa të blihet nga Serbia.

Konjufca thotë se pajtohet me kryeministrin që duhet të prodhohet energjia elektrike në vend, e jo të blihet nga jashtë.

“Po e kuptojmë këtë strategji të kryeministrit, por unë po i them ka trokit në derë të hapur.  Ne pajtohemi që Kosova ka nevojë për prodhim të energjisë. Kurrkush nuk tha ndryshe, Ne po debatojmë si ta gjejmë mënyrën më të mirë si ta prodhojmë energjinë elektrike”, ka thënë Konjufca.

Mirëpo Konjufca thotë se Haradinaj ka zgjedhur rrugën më të keqe për të jetësuar projekte të prodhimit të energjisë brenda vendit, duke e angazhuar kompaninë “Counter Global”.

Lexo edhe: 

Haradinaj: Kemi blerë qindra miliona euro energji nga Serbia, ‘Kosova e Re’ duhet të përfundohet

Sipas Konjufcës, më mirë të prodhohej energji me paratë e Qeverisë se sa të shtroheshin miliona euro asfalt.

“Ti e ke zgjedh një plan që ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarit. E dinë shumë mirë ti që në tregun e botës një Megawat kushton një milion euro. 450 kushtojnë 450 milionë euro. Pse Kosova paska për asfalt, e jo për energji elektrike”, e ka pyetur Konjufca kryeministrin Haradinaj.