Konjufca flet për skenarët e krijimit të Qeverisë, tregon a bën kompromis VV-ja për postin e kryeministrit: Kurti ka patur një qëllim kur i është drejtuar Abdixhikut
Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca ka deklaruar se mbledhja e sotme me përfaqësuesit e partive politike në vend ka shkuar shumë mirë dhe se kjo mbledhje si e tillë përfundoi. Pas kësaj, Konjufca tha se bisedimet në kuadër të koalicioneve të mundshme për qeverisjen e re janë duke vazhduar. “Bisedimet janë duke vazhduar edhe në…

Lajme
Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca ka deklaruar se mbledhja e sotme me përfaqësuesit e partive politike në vend ka shkuar shumë mirë dhe se kjo mbledhje si e tillë përfundoi.
Pas kësaj, Konjufca tha se bisedimet në kuadër të koalicioneve të mundshme për qeverisjen e re janë duke vazhduar.
“Bisedimet janë duke vazhduar edhe në këtë moment kur po flasim kështu që nuk dua të flasë me numra i kemi kaq apo kaq. Vetëvendosje e ka pas pozicionin shumë transparent gjatë zgjedhjeve ku kemi thënë se synimi ynë bazik nuk kemi thënë se është që hymë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pra s’kemi thënë votoni se do të hymë me LDK-në apo me Aleancën a me PDK-në. Ne kemi qenë transparent qëllimi ka qenë me vazhdu qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare dhe pastaj ti e merr rezultatin e zgjedhjeve e sheh se s’ke arrit këtë qellim. Pra kjo është demokracia, ke pas qëllim s’ke mund e pastaj e modifikon rrugën, s’është kurrfarë s’është mëkat në demokraci ti vendos një qëllim kemi pas qëllimin 500 mijë vota s’kemi arritur atë pra tash është skenar tjetër, është skenar B.Pra po më pyesni pse në skenarin B keni drejtu letër tek një parti opozitare e është rasti më normal në demokraci. Ne nuk është që po shoh ndonjë kontradit, se na kemi thënë qëllimi është ta bëjmë vetëm a është e mundshme kjo- mua nuk po më duket e mundshme për këtë arsye pra.I bie se partitë e komuniteteve kanë qenë pjesë e koalicionit dhe pyetja e kryeministrit është a janë të gatshëm të vazhdojnë njësoj, pra është krejt normale dhe pastaj kalohet te këta që s’kanë qenë e kanë refuzuar e që pajtohem se mund të jetë më e vështirë arritja e nja marrëveshje”, tha Konjufca, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se problemi është nëse pakicat jo serbe do të thoshin jo e kjo krijon matematika të tjera, së pari duhet siguruar me ata që keni qenë deri tash nëse nuk janë ka skenarë të tjera.
“Më mirë është të shkohet me rend, e qasja e kryeministrit ka qenë që të shkohet me rend. E ka zgjedhur LDK-në që t’i drejtohet të parës. Pra është pak privilegjuese, me t’u drejtu i pari për shembull. Mendoj se një qeveri e ardhshme e Kosovës kur krijohet janë dy skenarë- një vijë të demarkacionit në mes këtyre dy skenarëve. Ose skenari i qeverisë së shkurtër që qeverisë deri ën zgjedhjen e presidentit- ose është skenari i dytë i krijimit të një qeverie që është e aftë me e zgjedhë edhe presidentin. Pra janë dy skenarë të përgjithshëm. Cilin skenar e përqafon VV-ja s’mund t’ua them këtë, sepse unë ‘skam dal si nënkryetar i VV-së, por në kuadër të postit në Kuvend e që është detyra ime e fundit sa i përket mbledhjes së sotme. Sa i përket detajeve për koalicionet e këto duhet të vini në VV”,shtoi ai.
“Pra ose do krijohet një qeveri e shkurtër ose një qeveri e gjatë që mund të zgjedhë edhe presidentin”.
Konjufca tha se bisedimet po vazhdojnë dhe se s’do të flasë me numra se sa kanë përkrahje.
“S’do të ishte korrekte të flasë me numra”.
“Lëvizja Vetëvendosje është deri në atë pikë- por jo edhe atë pikë”, deklaroi Konjufca kur u pyet se partitë opozitare kanë deklaruar se kanë në pika të tyre edhe pozitën e kryeministrit deh sa është e gatshme VV-ja të diskutoj për këtë.
“Ne deri tash s’kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike- akti i parë zyrtar që ju e keni mësuar dhe është bërë publik është letra e kryeministrit për LDK-në”, tha ai kur është pyetur nëse ka pasur takime të tjera në kuadër të koalicioneve të mundshme.
“Nuk mund të konfirmoj nëse do të ketë ftesë për PDK-në, por duhet të keni parasysh një gjë se s’është e rastësishme që Kurti i është drejtuar Abdixhikut. Pra nuk është shkuar në bazë të çështjeve teknike-sepse ashtu i është drejtuar PDK-së. Por kryeministri e ka pasur një qëllim kur i është drejtuar LDK-së”,shtoi ai./Lajmi.net/