Konjufca akuzon opozitën: Po e shfrytëzon çështjen e Presidentit për të rrëzuar qeverinë dhe për zgjedhje të reja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidentit, se bllokadat e krijuara nga grupet opozitare po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Ai tha se vendi ndodhet në një krizë të tretë politike, të cilën e lidhi me bashkërendimin e partive…

Lajme

27/04/2026 18:56

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet çështja e zgjedhjes së Presidentit, se bllokadat e krijuara nga grupet opozitare po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ai tha se vendi ndodhet në një krizë të tretë politike, të cilën e lidhi me bashkërendimin e partive opozitare, duke theksuar se procesi i zgjedhjes së Presidentit po përdoret si mjet për të shkaktuar zgjedhje të reja.

Sipas Konjufcës, ekziston një tendencë për ta rrëzuar këtë qeveri përmes procesit të Presidentit, ndërsa shtoi se opozita ka pasur mundësi të krijojë qeverinë më herët, por nuk e ka shfrytëzuar.

Ai gjithashtu theksoi se opozita mund të ketë edhe postin e Presidentit, por sipas tij, mungon vullneti politik për një marrëveshje. /Lajmi.net/