Konjufca: 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të demokracisë dhe paqes

Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, me rasti e Ditës memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës, ka deklaruar se 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtetndërtimit. I pari i kuvendit ka shtuar se Policia e Kosovës më punën dhe organizimin e saj ka arritur që të shënohet si…

Lajme

26/07/2022 15:40

Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, me rasti e Ditës memoriale të policëve të rënë në krye të detyrës, ka deklaruar se 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtetndërtimit.

I pari i kuvendit ka shtuar se Policia e Kosovës më punën dhe organizimin e saj ka arritur që të shënohet si institucioni më i besueshëm, shkruan lajmi.net.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë. 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtetndërtimit, të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në vendin tonë”, tha kryetari Konjufca.

Komunikata e plotë:

Kryetari Glauk Konjufca: Policët e rënë në krye të detyrës janë heronjtë e shtetndërtimit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot, me rastin e Ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidarët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e kësaj dite, kryetari Konjufca theksoi se Policia e Kosovës me punën dhe organizimin e saj të palodhshëm ka arritur që të shënohet si institucioni më i besueshëm i popullit tonë. Në këtë rrugëtim, shtoi kryetari i Kuvendit, 21 policë ranë në krye të detyrës, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se institucioneve u mbetet të punojnë më shumë në arritjen e idealeve të heronjve tanë, për të garantuar mbrojtjen dhe ndërtimin e sigurt të Republikës së Kosovës.

“26 korriku është data e heronjve tanë policë. 21 policët e rënë në krye të detyrës janë heronj të shtetndërtimit, të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në vendin tonë”, tha kryetari Konjufca.​ /Lajmi.net/