Kongresisti amerikan Wilson: Kuvendi i ri i Serbisë duhet të rikthejë sundimin e ligjit pas pushtetit autoritar të Vuçiqit

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka uruar qytetarët e Serbisë për betimin e anëtarëve të Kuvendit të ri Kombëtar, duke thënë se institucioni i ri përballet me detyrën e vështirë të rikthimit të sundimit të ligjit në Serbi. Në një reagim në rrjetin social X, Wilson ka kritikuar pushtetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e…

Lajme

17/11/2026 19:35

Kongresisti amerikan Joe Wilson ka uruar qytetarët e Serbisë për betimin e anëtarëve të Kuvendit të ri Kombëtar, duke thënë se institucioni i ri përballet me detyrën e vështirë të rikthimit të sundimit të ligjit në Serbi.

Në një reagim në rrjetin social X, Wilson ka kritikuar pushtetin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke e cilësuar atë si një sundim autoritar dhe të korruptuar.

“Urime qytetarëve të Serbisë për betimin e anëtarëve të Kuvendit të ri Kombëtar! Ky kuvend, i pari pas sundimit autoritar dhe të korruptuar të klanit të Vuçiqit, ka një detyrë të vështirë përpara: rikthimin e sundimit të ligjit në vendin e tyre”, ka shkruar Wilson.

Ai ka shprehur bindjen se qytetarët serbë do t’ia dalin në këtë proces, nëse qëndrojnë të bashkuar.

“Duke qëndruar të bashkuar, populli serb do të ketë sukses”, ka përfunduar kongresisti amerikan.