Kongresi paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë. “Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton. Mirënjohje për ty Vasfije Krasniqi Goodman – simbol…

Lajme
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.
“Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton. Mirënjohje për ty Vasfije Krasniqi Goodman – simbol i guximit – dhe Vera Mjeku për përkushtimin dhe zërin e palodhur në këtë rrugëtim drejt së vërtetës. Kjo rezolutë sjell shpresë për çdo të mbijetuar që ka pritur drejtësi për vite me radhë. Shyrete Tahiri Ramadan Nishori”, thuhet në njoftim.
Edhe Vasfije Krasniqi Goodman ka shkruar se është bërë një hap i rëndësishëm në luftën tonë për drejtësi – anëtare të Kongresit Amerikan Demokrat dhe Republikane kryesuar nga Kongresistet Julie Johnson, Keith Self, Ritchie Torres, Jim McGovern, Marc Veasey, Alexandra Ocasio-Cortez, George Latimer, Mike Laëler, dhe Ilhan Omar paraqiten ne Kongresin Amerikan Rezolutën 26 që bëen thirrje bëjnë për drejtësi dhe që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së krimeve të dhunës seksuale nga forcat serbe gjate luftës së vitit 1999 në Kosovë në rastin e saj dhe gjithë të mbijetuarve të tjerë.
“Falënderuese Vera Mjekut bashke hartuese e rezolutës dhe promotore e përpjekjeve tona për mbështetje në Kongresin Amerikan dhe të gjithë atyre qe na kane përkrahur dhe vazhdojnë të na përkrahin që rezoluta te paraqitet ne Komisionin e Punëve të Jashtme dhe gjithë Kongresin”, tha ai.