Konflikti në trafik dyshohet se është motivi që çoi tek vrasja e mbrëmshme në Prishtinë

Një person vdiq si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrti dje në Hajvali. 41 vjeçari Muhamet Matoshi vdiq si shkak i plagëve që mori dhe të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë. E siç raportohet arsyeja që çoi deri tek vrasja është tejet banale. Pas një shkëmbimi fjalës në mes viktimës dhe…

Lajme

12/08/2025 08:45

Një person vdiq si shkak i plagëve të marra nga arma e zjarrti dje në Hajvali.

41 vjeçari Muhamet Matoshi vdiq si shkak i plagëve që mori dhe të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë.

E siç raportohet arsyeja që çoi deri tek vrasja është tejet banale.

Pas një shkëmbimi fjalës në mes viktimës dhe të dyshuarit Xh.N, situate ka dalë jashtë kontrollit deri në përdorimin e armës së zjarrit, e që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Matoshit në vendin e ngjarjes.

Pavarësisht situatës së krijuar dhe ngjarjes së rëndë, i dyshuari ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon të jetë në kërkim./Lajmi.net/