Konflikti Izrael-Iran- nis rritja e çmimit të naftës, thuhet se edhe Kosova ndikohet nga këto zhvillime

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka shkruar në lidhje me tensionin mes Izraelit dhe Iranit, tension ky që sipas tij do të ndikoj në çmimin e naftës. Ai ka thënë se çmimi i saj do të rritet, pasi që Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e…

Lajme

16/06/2025 11:21

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka shkruar në lidhje me tensionin mes Izraelit dhe Iranit, tension ky që sipas tij do të ndikoj në çmimin e naftës.

Ai ka thënë se çmimi i saj do të rritet, pasi që Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit, që është pika ku kalon afërsisht 20% e naftës botërore.

“Çdo eskalim i kësaj situate do të ndikoj më shumë në rritjen e naftës, ndërsa ndonjë marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA mund te qetësoj tregun e naftës. Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak që Kosova importon pjesën më të madhe të naftës. Çmimet aktuale në Kosove janë:

Diesel: 1.14€-1.24€

Benzine: 1.15€-1.25€”, ka shkruar Berjani. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: