Konflikt familjar në Graqanicë: I mituri denoncon vëllanë se tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë

Një rast i rëndë është raportuar në Graqanicë, ku një i mitur ka denoncuar në polici vëllanë e tij, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje në familje kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 nëntor 2026, rreth orës 09:00. Viktima, i mitur mashkull…

Lajme

10/11/2026 09:13

Një rast i rëndë është raportuar në Graqanicë, ku një i mitur ka denoncuar në polici vëllanë e tij, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje në familje kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 nëntor 2026, rreth orës 09:00.

Viktima, i mitur mashkull kosovar, ka njoftuar policinë për rastin, ndërsa i dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se policia ishte vënë në dijeni.

“I dyshuari pasi ka kuptuar se ishte njoftuar policia ishte larguar nga shtëpia dhe ende nuk është hasur nga policia”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Lajmi.net/