Konfiskohet peshku i kontrabanduar në Rugovë dhe Prizren
Mëngjesin e sotëm, kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka kontrolluar dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës dhe në Prizren, lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut dhe dyshimet për tregtim të peshkut të kontrabanduar nga shtetet fqinje, në hyrje të Republikës së Kosovës. Federata e Peshkatarëve Sportiv-Rekreativ të Kosovës ka theksuar se gjatë…
Lajme
Mëngjesin e sotëm, kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka kontrolluar dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës dhe në Prizren, lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut dhe dyshimet për tregtim të peshkut të kontrabanduar nga shtetet fqinje, në hyrje të Republikës së Kosovës.
Federata e Peshkatarëve Sportiv-Rekreativ të Kosovës ka theksuar se gjatë këtyre kontrolleve është konfiskuar peshku që po shitej në treg pa autorizimin përkatës. Peshku i konfiskuar është asgjësuar, për të cilin është hartuar procesverbal zyrtar.
FPSRK-ja ka bërë me dije se do të vazhdojë kontrollet në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të parandalimit të shitjes së paligjshme të peshkut, luftimit të kontrabandës dhe zbatimit të Ligjit për Peshkimin.
“Qëndrimi i kryetarit të FPSRK-së është i qartë: asnjë tregti e paautorizuar nuk do të tolerohet. Ligji duhet të zbatohet për të gjithë, pa dallim. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ujërat, faunën peshkore dhe interesin e peshkatarëve të ligjshëm në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.