​Konfiskohen 17 motoçikleta dhe skuterë në Ferizaj, drejtuesit pa dokumentacion të rregullt

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”. Sipas njoftimit të policisë gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit janë ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut. “Brenda 24 orëve të fundit në Ferizaj janë shqiptuar 34 gjoba për kundërvajtje të…

Lajme

02/07/2024 12:23

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”.

Sipas njoftimit të policisë gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit janë ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

“Brenda 24 orëve të fundit në Ferizaj janë shqiptuar 34 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar edhe 17 motoçikleta dhe skuterë ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në trafikun rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat, skuterët dhe trotinetet në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin, ndërsa, inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë më policinë.