Konfirmon Lampard: Rudiger nuk është i gatshëm për ndeshjen e vikendit

Frank Lampard ka treguar së fundmi gjendjen në të cilën po kalon mbrojtësi i skuadrës, Antonio Rudiger.

Sport

01/11/2019 16:16

Lampard ka mohuar mundësinë që Antonio Rudiger të jetë i gatshëm për rikthimin tek Chelsea, duke zbuluar se lojtari të takohet me një këshillues, gjatë ditës së sotme.

Rudiger ishte detyruar ta lë fushën gjatë fitores 5:2 të Chelsea kundër Wolves, në muajin shtator.

“Ai nuk është i gatshëm. Pash fjalët, nuk e di nëse kishte keqkutpim apo çfarë” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Ai do të takojë një këshillues gjatë së hënës, sepse ai po kalon nëpër disa probleme. Ne do duhet të presim për takimin që të shohim se sa gjatë ai do të jetë jashtë fushave. U befasova nga fjalët që insistonin se ai është gati” shtoi trajneri anglez.

Chelsea do të ketë një duel mjaft të vështirë gjatë së shtunës, kur përballë do të ketë skuadrën e Watford. /Lajmi.net/