Konfirmohet: Olsa Muhameti producente ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3

Përgatitjet për “Big Brother VIP Kosova 3” tashmë kanë filluar. Shumë emra janë përmendur të jenë pjesë e produksionit të sivjetëm. Në mesin e tyre është Olsa Muhameti ish realizuesja e tri sezoneve të kaluara të “Përputhen”. Ky konfirmim ka ardhur nga vet produksioni i “Big Brother Vip Kosova” të cilët kanë bërë të ditur…

ShowBiz

05/09/2024 09:55

Përgatitjet për “Big Brother VIP Kosova 3” tashmë kanë filluar.

Shumë emra janë përmendur të jenë pjesë e produksionit të sivjetëm.

Në mesin e tyre është Olsa Muhameti ish realizuesja e tri sezoneve të kaluara të “Përputhen”.

Ky konfirmim ka ardhur nga vet produksioni i “Big Brother Vip Kosova” të cilët kanë bërë të ditur se Olsa Muhameti do të jetë producente ekzekutive e edicionit të tretë të BBVK.

“Olsa Muhameti Producente Ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3. Bëhuni gati për një aventurë televizive që do të tejkalojë çdo pritshmëri”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq pritet të shihet se çfarë risi do të sjellë edicioni i tretë pasi dy të parët kanë korrur një suksese të jashtëzakonshëm. /Lajmi.net/