Konfirmohet nga Policia: Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksident trafiku në rrugën Komoran–Carralevë
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve ka vdekur, transmeton lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e…
Lajme
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve ka vdekur, transmeton lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.
Personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërkohë që me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha Ahmeti./lajmi.net/