Konfirmohet: Man Utd mbajti takim me Dortmund për Sanchon

Borussia Dortmund ka konfirmuar që Manchester United ka mbajtur një takim në lidhje me nënshkrimin e Jadon Sancho në mars.

Sport

11/09/2019 22:19

Anësori i Anglisë, i cili shënoi dy herë të martën në mbrëmje kur skuadra e Gareth Southgate mposhti 5-3 Kosovën, u identifikua si një objektiv për ‘Djajtë e Kuq’ përpara verës.

Drejtori sportiv i Dortmundit Michael Zorc ka konfirmuar tani se ka pasur një takim të zhvilluar me drejtorët e United si pjesë e serisë dokumentare ‘Inside Borussia Dortmund’ në Amazon, transmeton lajmi.net.

Episodi i tretë i kësaj serie përfshin një bisedë midis Zorcit, Matthias Sammer, Sebastian Kehl dhe presidentit të Dortmundit Hans-Joachim Watzke.

Zorc sqaron se kishte bisedime për një transferim të mundshëm por insiston që Sancho nuk kishte ndërmend të largohet nga Gjermania gjatë verës. /Lajmi.net/