Konfirmohet lidhja e Billie Eilish dhe Nat Wolff, çifti shihen së bashku në Venecia

Pas thashethemeve të para për lidhjen e tyre, Billie Eilish dhe Nat Wolff po shfaqen gjithnjë e më të afërt në publik. Fundjavën që lamë pas, ata u panë duke shijuar një udhëtim me varkë përgjatë Kanalit të Madh në Venecia, me përqafime, buzëqeshje e puthje që i dhanë momentit një atmosferë tërësisht kinematografike. E…

ShowBiz

13/06/2025 17:52

Pas thashethemeve të para për lidhjen e tyre, Billie Eilish dhe Nat Wolff po shfaqen gjithnjë e më të afërt në publik.

Fundjavën që lamë pas, ata u panë duke shijuar një udhëtim me varkë përgjatë Kanalit të Madh në Venecia, me përqafime, buzëqeshje e puthje që i dhanë momentit një atmosferë tërësisht kinematografike.

E veshur me stilin e saj të veçantë dhe e rrethuar nga pamjet magjike të qytetit italian, Billie dukej e relaksuar në shoqërinë e aktorit të njohur të “Naked Brothers Band”.

Fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare i tregojnë të dy duke buzëqeshur, duke pirë shampanjë dhe duke shkrepur foto të njëri-tjetrit, të kapur në një nga versionet më të ëmbla të dashurisë në publik.