Konfirmohet: A luan Messi ndaj Betis?

Lionel Messi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Barcelonës me Real Betis të dielën pasi humbi seancën e fundit stërvitore.

Sport

24/08/2019 22:11

Messi ka qenë duke punuar për t’u rikthyer nga një dëmtim i kyçit i pësuar pasi u kthye vonë në para-sezonin e Barçës pas përpjekjeve të tij të dështuara me Argjentinën në Kupën e Amerikës.

Ai nuk ishte luajti as në ndeshjen hapëse ndaj Athletic Bilbaos, ku Katalanasit pësuan humbje minimale falë super golit të Aritz Aduritz, transmeton lajmi.net.

Me Barcën që kërkonte ta harronte atë humbje, dhe me dëmtimet e Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, kishte shpresë se Messi do të ishte i gatshëm të kthehej në formacion kundër Betis.

Sidoqoftë, ylli i Barçës do të humbasë përsëri sfidën pasi ai nuk mori pjesë në stërvitje të plotë të shtunën dhe nuk u përfshi në listën e skuadrës për ndeshjen. /Lajmi.net/