Konfirmohen rinovimet në ‘Camp Nou’, Barcelona luan në stadiumin olimpik gjatë sezonit 2023/24

Barcelona ka konfirmuar planin e madh për stadiumin.

Sport

28/04/2022 12:00

‘Camp Nou’ do t’i nënshtrohet rinovimeve dhe punimet do të fillojnë qysh nga qershori, përcjell lajmi.net.

Plani është që skuadra të luajë në ‘Camp Nou’ gjatë sezonit 2022/2023, kurse në 23/24 të luajë në Montjuic Stadium, për t’u kthyer më pas në ‘Camp Nou’ të ri gjatë 24/25.

“Rinovimet do t fillojnë në ‘Camp Nou’, këtë qershor, pas përfundimit të sezonit sportiv”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Klubi do të punojë në fushën tekonologjike, ambientin e stadiumit dhe në pjesën jashtë stadiumit”, thuhet mes tjerash.

Tempulli i ‘Blaugranave’ do të rinovohet për t’u kthyer në një prej stadiumeve më moderne në Evropë.

Barca ka publikuar edhe një projekt se si pritet të duket pjesa pas ndryshimeve.  /Lajmi.net/