Konfirmohen lëndimet e Laporte dhe Fernandinho

Manchester City ka marrë dy goditje të tjera nga fitorja 1:5 ndaj Wolverhampton Wanderers.

Sport

12/05/2022 09:32

Skuadra e Pep Guardiola ishte superiore në fushën e blertë, por përsëri u përballë me lëndime, dhe përsëri në fazën e mbrojtjes.

Dy qendërmbrojtësit që startuan në këtë ndeshje, Aymeric Laporte dhe Fernandinho u larguan detyrimisht nga fusha, përcjell lajmi.net.

Aymeric Laporte mori një goditje të rëndë në gju, dhe përkundër që provoi të shtynte deri në fund, ai u obligua të linte fushën për Nathan Ake.

Pak minuta më vonë, kapiteni i City, Fernandinho kërkoi zëvendësimin. Sipas Pep Guardiola, lojtari ka pësuar një lëndim muskulor.

Trajneri spanjoll vendosi një dyshe me Rodri dhe Ake në qendër të mbrojtjes dhe kjo mund të jetë zgjidhja edhe për dy ndeshjet e fundit ndaj West Ham dhe Aston Villa.

Kyle Walker, John Stones dhe Ruben Dias janë jashtë deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/